Grevë e përgjithshme në Greqi kundër reformës së punës

schedule12:00 - 2 Tetor, 2019

schedule 12:00 - 2 Tetor, 2019

Për 24 orë çdo gjë është ndalur në Greqi si pasojë e grevës së përgjithshme kundër reformave të punës të ndërmarra nga qeveria e Micotaqis. Ndalen trenat, anijet, shërbimet bankare.

Punëtorët e sektorit privat grek kanë nisur një grevë 24-orëshe, greva e dytë e tillë në mbarë vendin brenda një jave, ku punonjësit protestojnë kundër reformave të punës të planifikuara nga qeveria konservatore. Anijet qëndruan në port, trenat u tërhoqën nga shërbimi dhe shërbimet bankare u ndërprenë. Edhe gazetarët janë bërë pjesë e kësaj greve.

Qeveria e kryeministrit Mitsotaqis planifikon të ndryshojë disa rregulla në mbajtjen e grevave, të lejojë disa ndryshime në paktet e pagave kolektive dhe të krijojë një regjistër për sindikatat, të cilat akuzojnë qeverinë se po përpiqet t’i kontrollojë ose dobësojë ato.

Unionistët gjithashtu besojnë se reformat nuk do të ndihmojnë në uljen e papunësisë, që është me rreth 17 për qind më e lartë në këtë vend të zonës së euros, ose të sjellin sasinë e rritjes ekonomike që qeveria ka premtuar.

Projektligji pritet të votohet këtë muaj.

Vitet e fundit pjesëmarrja në mitingje ka qenë e ulët, kryesisht për shkak të lodhjes pas viteve të krizës që çoi në tre ndihma ndërkombëtare në këmbim të uljes së pensioneve dhe pagave, rritjes së taksave dhe reformave jopopullore të punës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu ka kërkuar që tregu i punës të ketë edhe më shumë hapësirë. Qeveria e Mitsotaqis ka premtuar të negociojë një ulje të objektivave me huadhënësit evropianë dhe dëshiron të shpërndajë një bonus pensioni për pensionistët vitin e ardhshëm, siç bëri paraardhësi i tij i majtë para se të humbte zgjedhjet në korrik.

Ai gjithashtu premton të rrisë pagat duke ulur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe do të lehtësojë taksimin për të tërhequr investitorë. /ABC News Albania 24/7