Greva e urisë në uzinën e Ballshit, pas 18 ditësh dalin burrat! Në godinë “ngujohen” gratë

schedule10:25 - 15 Tetor, 2020

schedule 10:25 - 15 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë nga greva e urisë pas 18 ditësh duke u zëvendësuar nga gratë naftëtare. Duke folur për mediat, nga godina ku ato do të zëvendësojnë burrat në grevën e urisë, me zërin e dridhur shprehen se janë të rrënuara ekonomikisht dhe ndihen sikur i kanë shkelur me këmbë. “Jemi të rrënuar ekonomikisht, na kanë shkelur me këmbë. Qeshin njerëzit me ne, tallen”, thonë ato.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj tregon se presin që kompania private të vijë dhe të rinisë puna përsëri. Në të kundërt u shpreh ai, greva do të fillojë pafund.

“Ne kemi firmosur kontratat. Ata derën e kanë të hapur le të vijnë të fillojë puna në rafineri. Kompania u prezantua si serioze. Takimi i djeshëm ishte i dështuar. Kolegët nuk donin të shkonin fare duke ditur se kush ishte në atë takim. Ne kemi kërkuar një garanci nga shteti. greva do të vazhdojë. Do të marrim një vendim tjetër. Në grevën do ta çojmë pafund. Nuk mund të luajmë me fatin e askujt. Nuk mund të tallen pafund me ne”, shprehet Dautaj./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!