Greva e urisë në Ballsh, rëndohet gjendja e një grevisti

schedule21:12 - 18 Shkurt, 2020

schedule 21:12 - 18 Shkurt, 2020

Jonuz Muçaj 41 vjeç grevist i urisë në Ballsh është dërguar në spitalin e Ballshit në gjendje të rënduar shëndetësore. Muçaj ka shfaqur dhimbje në kraharor dhe tension të ulët të gjakut.

41 vjeçari Muçaj nuk ka pranuar të zëvendësohet me tjetër punonjës, por kërkon të marrë mjekim dhe të rikthehet në grevë.

Siç raporton për ABC News gazetarja Valbona Davidhi edhe një tjetër grevist ka shfaqur shqetësime, ndërkohë që është zëvendesuar nga një tjetër naftëtar, sepse ka patur probleme me diabetin.

Greva e urisë së 10 naftëtarëve ka hyrë në ditën e dytë.

Kërkesa e tyre është që të marrin pagat e 5 muajve që nuk kanë marrë nga kompanitë ‘Bylys dhe Tosk Energji”, ndërsa në total, u shpreh njëri prej naftëtarëve, nuk kanë marrë 24 paga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!