Greta Thunberg shoqërohet nga policia për herë të dytë brenda një jave, shkak një protestë pro-palestineze

schedule10:29 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:29 - 10 Shtator, 2024

Policia suedeze shoqëroi aktivisten për klimën Greta Thunberg dhe disa protestues të tjerë nga një tubim pro-palestinez në Universitetin e Stokholmit këtë të martë, ndërhyrja e dytë e policisë kundër një aktivisti në një javë.

Thunberg postoi një video në Instagram të oficerëve të policisë duke e nxjerrë atë nga biblioteka, ndërsa disa protestues të tjerë po futeshin në një makinë policie.

Policia suedeze ndaloi kampin studentor në mbështetje të Palestinës në Universitetin e Stokholmit, por ne nuk do të heshtim, studentët dhe mësuesit vazhdojnë të protestojnë… Studentët po ngrenë tenda në bibliotekë. Nuk do të pranojmë shtypjen e studentë nga policia suedeze”, tha ajo në video.

Incidenti i saj i mëparshëm me policinë ka ndodhur më 4 shtator në Danimarkë.

Më pas përfaqësuesit e lëvizjes “Studentët kundër okupimit” kundërshtuan bashkëpunimin e universiteteve suedeze me universitetet izraelite dhe pushtuan ndërtesën administrative të Universitetit të Kopenhagës.

Tunberg ka shprehur më parë mbështetjen e saj për Gazën në disa raste dhe në fillim të majit, policia e mori me forcë nga një demonstratë pro-palestineze në qytetin suedez të Malmos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!