Aktivistja e klimës, Greta Thunberg u lirua të premten nga akuzat për shkelje të rendit publik për protestën jashtë një hoteli që priti një konferencë për naftën dhe gazin vitin e kaluar, pasi një gjykatës në Londër hodhi poshtë çështjen.
Thunberg, e cila u bë një aktiviste e shquar në mbarë botën pas organizimit të protestave me javë të tëra jashtë parlamentit të Suedisë në vitin 2018, u lirua në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit nga një akuzë sipas Aktit të Rendit Publik.
Thunberg ishte një nga dhjetëra personat e arrestuar në tetor jashtë një hoteli në Londër, ku Forumi i Inteligjencës së Energjisë po priste drejtuesit e industrisë së naftës dhe gazit.
Ajo dhe katër persona të tjerë, nga mosha 19 deri në 59 vjeç, u akuzuan se nuk iu bindën urdhrave të policisë për të zhvendosur protestën e tyre në një vend të caktuar pranë konferencës.
Megjithatë, gjykatësi John Law tha se kushti i vendosur ndaj protestuesve ishte i paligjshëm sepse policia mund të kishte vendosur më pak kufizime dhe sepse kushtet nuk ishin të qarta./abcnews.al