Greta Gerwig dhe Noah Baumbach tani janë martuar pas 12 vitesh lidhje.
Një burim pranë tyre foli për Page Six dhe zbuloi se i dëgjoi ata duke thënë në prapaskenë në koncertin e Billy Joel në Madison Square Garden të martën mbrëma se ata sapo ishin martuar në City Hall.
Lajmi është konfirmuar për shtypin nga përfaqësuesi i Gerwick. “Ata të dy ishin të gëzuar dhe kaq të lumtur. Greta kishte veshur një fund dhe xhaketë të bardhë dhe dukej si nuse. Dhe Noah ishte aq i pashëm në xhaketën e tij, ” tha burimi.
Çifti u njohën në xhirimet e filmit ‘Greenberg’ dhe nisën lidhjen në vitin 2011. Ata u fejuan në vitin 2020, por nuk ishin martuar deri më tani.
Ata kanë dy djem së bashku, Haroldin 4-vjeçar dhe marsin e kaluar, ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një djalë të shëndetshëm./abcnews.al