Greqia vendos 40 euro gjobë për shoferët që lënë dritaret hapur

schedule12:25 - 30 Janar, 2023

schedule 12:25 - 30 Janar, 2023

Të gjithë mendojmë se lënia paksa e hapur e dritareve është një zakon i pavetëdijshëm. Nuk janë të paktë drejtuesit e mjeteve që sidomos gjatë muajve të verës i lënë hapur xhamat e makinave. Megjithatë, kjo praktikë specifike mund të çojë në vendosjen e një gjobe.

Greqia ka vendosur së fundmi në Kodin e Qarkullimit Rrugor një gjobë 40 euro. Arsyetimi i ligjvënësve është se kur shoferi lë xhamat e makinës hapur lehtëson hajdutët që t’ja vjedhin mjetin.

Më konkretisht, duke i lënë dritaret hapur mund të mos e parandaloni në mënyrë efektive përdorimin e automjetit nga të tjerët pa lejen tonë, thuhet në ligj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!