Taulant Balla, foli për çështjen e numërimit të votave të Greqisë, ndërsa u shpreh se vendimi i KAS, ishte i drejtë dhe se duhet të respektohet çdo procedurë për numërimin e çdo vote.
“Na u vu përballë një vendim që shkonte përtej kompetencave të Komisionerit dhe besoj do të ketë qenë edhe një gabim i juristëve të atyre…Shqetësimi im lidhej me faktin se legjitimimi i të drejtës së një numëruesi, për të pasur diskrecionin e tij në lidhje me një fletë votimi, që të thotë nuk dua ta numëroj këtë fletë votimi, është e rëndë. Nëse Flamur Noka që erdhi në këtë sallë dhe urdhëroi numëruesit e PD këtu dhe “të thoshte”, vendosni të numëroni vetëm votat që doni… E njëjta gjë ndodhi me zarfet e Greqisë. Nuk dua të hap sepse këto i ka sjellë Taulanti, siç tha zotëria…Ky deskrescion që u legjitimua, krijonte një problem. Por ka edhe një palë që respekton ligjin, edhe pse ballazi me një vendim të paligjshëm, ne respektuam vendimin. KAS ka marrë vendim dhe presim të zbardhet dhe më pas të ndjekim procedurat e duhura sa i përket numërimit të çdo vote”, tha ai,.