Greqia shtrihet me 12 milje në Jon, tërbim në Turqi: Radhën e kanë ishujt përballë nesh

schedule13:15 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 13:15 - 25 Dhjetor, 2020

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi sot dekretin për zgjerimin e Hapësirës Ekskluzive Ekonomike nga 6 deri në 12 milje në detin Jon.

Vendimi ishte marrë më herët, por ka filluar zbatimin nga sot, por krahas Shqipërisë, vendimi i grekëve ndikon më shumë Turqinë, vend me të cilin kanë një rivalitet të fortë për shkak të ishujve vetëm pak kilometra larg tokës turke.

Nisur realiteti i ri që krijon ky vendim, sidomos për ishujt grekë në Egje, mediat turke kanë reaguar ashpër ndaj vendimit në fjalë duke raportuar me fjalët “skandal” në lidhje me ccfarë ndodhi sot në Greqi, raporton abcnews.al.

Hurriyet” raporton se njohja e 12 miljeve nga Greqia nuk do të kufizohet vetëm në detin Jon, por në të gjithë ujërat territoriale të Greqisë, duke përfshirë edhe ishujt.

Ndërkohë, media tjetër e madhe turke “Milliyet” i referohet marrëveshjes së Greqisë për delimitimin e hapësirës detare me Egjiptin, gjë e cila hodhi praktikisht poshtë një marrëveshje të ngjashme mes turqve dhe Libisë.

Gazeta “Vatan” i është referuar deklaratave të mëparshme të gjeneralëve turq që një vendim i tillë do të ishte një shkak për luftë mes dy shteteve, ndërsa “Haber7” analizon vendimin duke dhënë alarmin se tashmë Greqia mund ta përdorë këtë si precedent për ishujt përballë Turqisë.


Dekreti presidencial për zgjerimin në Jon nga 6 në 12 milje është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën e Kosacionit nënshkruar nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

“Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan media greke.

Sipas “Protothema”, zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Media greke shton më tej se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!