Greqia shpall ”gjendjen e emergjencës”, paralajmërohet përkeqësim ekstrem i motit

schedule15:11 - 24 Nëntor, 2019

schedule 15:11 - 24 Nëntor, 2019

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në veri të vendit në Greqi. Rrugët dhe lagjet kryesore janë pushtuar nga vërshime të mëdha të ujit, si pasojë e kësaj, shumë familje kanë mbetur të bllokuara në banesat e tyre, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë.

Qeveria greke ka shpallur ”gjendjen e emergjencës” në veri të vendit (ishulli Tasos dhe qyteti Olimpiada) për shkak të shtimit të përmbytjeve gjatë dy ditëve të fundit. Shërbimit Meteorologjik Kombëtar i Greqisë dha alarmin e përkeqësimit ekstrem të motit gjatë ditës së sotme, ku parashikohet që i gjithë vendi të jetë nën diktatin e reshjeve të dendura të shiut.  Ndërkohë pas ndërhyrjes së forcave të emergjences disa qytetarë janë shpëtuar nga zonat më të rrezikshme të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!