Greqia “shkundet” nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

schedule07:58 - 13 Prill, 2024

schedule 07:58 - 13 Prill, 2024

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 05:23 të mëngjesit të së shtunës në ishullin Evia në Greqi, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe në Atikë. Epiqendra e tërmetit ndodhej 2 kilometra në jug-juglindje të Vasilikos Istiia dhe thellësia u vlerësua në 18.7 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik grek.

Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi lëkundjen në 4.6 të shkallës Rihter 23 kilometra në jug të Skiathos. Tërmeti me magnitudë 4.5 u pasua nga shtatë pasgoditje të tjera deri në orën 7:30 të mëngjesit, ku më i madhi ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!