Greqia “shkundet” nga një tërmet i fortë në mesnatë

schedule08:28 - 9 Prill, 2024

schedule 08:28 - 9 Prill, 2024

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është regjistruar në mesnatë në pjesën perëndimore të Greqisë.

Tërmeti u regjistrua në orën 00:59 me orën lokale në një distancë prej 3 kilometrash në perëndim të Amfilochisë, ose 246 kilometra në perëndim-veriperëndim të Athinës, sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Thellësia fokale e tërmetit, sipas vlerësimit të parë të EMSC, llogaritet në 5 kilometra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!