Greqia shënon 21 viktima dhe 395 raste të reja me koronavirus

schedule17:49 - 25 Qershor, 2021

schedule 17:49 - 25 Qershor, 2021

Greqia ka regjistruar 395 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 420, 295 persona, prej të cilëve 51,2% e tyre janë burra.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 21 pacientë humbën jetën nga Covid-19 dhe që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12, 634 humbje jete.

Sipas autoriteteve 95,2% e viktimave kishin sëmundje shoqëruese.

Aktualisht në intubim ndodhen 239 pacientë me koronavirus./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!