Greqia paralajmëron zgjatje të masave kufizuese deri në fundit të Janarit

schedule09:23 - 19 Janar, 2022

schedule 09:23 - 19 Janar, 2022

Masat kufizuese në Greqi për shkak të përhapjes së COVID do të zgjaten edhe një javë pra deri në fund të muajit Janar.

Deklarata u bë nga ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris . Ai tha se komisioni do të mblidhet sot për të zyrtarizuar këtë vendim.

Të dhënat epidemiologjike përgjatë ditëve të fundit kanë shqetësuar ekspertët. Shtimi i rasteve të shtruara në spital, pacientët e intubuar dhe rastet e viktimave kanë sjellë një situatë të vështirë për sistemin shëndetësor.

Prej fillimit të vitit 2022 e deri më sot shtrimet janë rritur me 34% . Numri i të prekurve me Covid në fillim të vitit të ri ishte 3809 dhe tani është mbi 5100.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!