Greqia nuk ndalet: Do të blejmë 40 avionë luftarakë! Turqia e kupton mesazhin

schedule23:13 - 26 Janar, 2021

schedule 23:13 - 26 Janar, 2021

Greqia nuk ka ndërmend që të ndalet. Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos deklaroi se pas 18 avionëve “Rafale” objektiv është edhe blerja e 40 avionëve të rinj luftarakë.

“Programi ynë ka miratimin e kryeministrit dhe është në proces. Është shumë ambicioz dhe shtrihet në kohë. Ai përfshin jo vetëm blerjen e sistemeve të reja, të tilla si avionët “Rafale”, por edhe azhurnimin e sistemeve ekzistuese.

Plani ynë parashikon blerjen e 40 avionëve të rinj luftarakë. Deri më tani kemi arritur 18. Herët ose vonë do të diskutohet blerja e F-35” tha ai.

Por a është kjo lëvizje një mesazh për Turqinë? “Turqia e kupton që Greqia po forcohet me shpejtësi. Blerja e “Rafale” do të kthejë rrjedhën e pushtetit drejt palës greke. Por nuk është vetëm furnizimi i aeroplanëve.

Ne po shkojmë përpara me sisteme të përparuara me aeroplanë dhe armë, por edhe në nivelin e infrastrukturës. Kjo shkon krah për krah me diplomacinë” përfundoi ai./ db/Abcnews.al