Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet shkund Korinthin

schedule17:49 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 17:49 - 26 Dhjetor, 2021

Një tërmet tjetër me magnitudë 4 ballë ka goditur Korinthin pasditen e së dielës.

Fillimisht Instituti Gjeodinamik në Greqi, bëri të ditur se epiqendra ishte 23 kilometra në jugperëndim të Tebës dhe intensiteti i dridhjeve ishte 3.9 Rihter.

Sipas raportimeve, tërmeti është ndjerë edhe në zona të Atikës. Thellësia fokale e dridhjes ishte 16.7 km .

Pak më herët një tërmet i fuqishëm goditi Kretën në Greqi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!