Qeveria greke po ndërmerr masa shtesë për të mbajtur nën kontroll pandeminë pasi rritja e numrit të rasteve ka shqetësuar epidemiologët.
Sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe nga ana tjetër vendi po sheh një rritje rastesh alarmante. Ekspertët pas një diskutimi të premten, 5 Shkurt, ranë dakord pavarësisht mosmarrëveshjeve, për të vendosur një bllokim më të rreptë por jo “masat e ashpra të marsit” .
“Ne po përpiqemi të shmangim valën e tretë. “Takimi i djeshëm ishte i gjatë, derisa ramë dakord për masat”, tha profesori i Mikrobiologjisë, A. Vatopulos, në OPEN dhe kur u pyet se si do të jetë ecuaria e pandemisë deri në verë, ai deklaroi se situata e pandemisë do të vijë duke u përmirësuar.
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, shpjegoi se rritja e rasteve po vazhdon të rritet dhe situata është e rrezikshme, dhe tha se në Athinë dhe Selanik, si dhe Patras janë shtuar masat.
Zonat e mësipërme përfshihen në nivelin e Rrezikut, zonën e kuqe.
Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 15 Shkurt. Ndërsa në Atikë dhe Selanik, dyqanet do të mbyllen në fundjavë, me përjashtim të farmacive, supermarketeve,furrave , ndërsa ora policore do të jetë nga ora 18:00 dhe jo nga ora 21:00.
Masa të tjera kufizuese janë vendosur në komunat Thira , Mykonos , Chalkida , Patras dhe Agios Nikolaos në Kretë sipas njoftimit të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias./abcnews.al