Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia nis ndërtimin e gardhit kufitar prej 27 km

schedule09:33 - 16 Tetor, 2020

schedule 09:33 - 16 Tetor, 2020

Greqia ka nisur ndërtimin e një gardhi të ri përtej kufirit të saj verilindor me Turqinë, një projekt që synon të shmangë përsëritjen e tensioneve të marsit të kaluar kur mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin gardhin dhe të hynin në tokën greke.

Nga 28 Shkurti deri më 3 Gusht të këtij viti,  mbi 60,000 emigrantë të paligjshëm  u ndaluan në Greqi nga zona e Evros  në rajonin kufitar Greko-Turk.

Sipas  SKAI , shumë prej emigrantëve të paligjshëm të arrestuar nga autoritetet po kërkonin azil politik në Greqi, duke pretenduar se ata ishin zyrtarë qeveritarë në Turqi dhe kundërshtarë të qeverisë të Erdoganit.



Ndërtimi i murit filloi nga zona e Feres. Projekti ka një buxhet prej 62.9 milionë eurosh dhe është ndërmarrë nga katër kompani ndërtimi. Muri do të ketë një gjatësi totale prej 27 kilometrash dhe tetë kulla vëzhgimi që do të ndërtohen për t’u përdorur nga ushtria greke.

Për më tepër, gardhi ekzistues, i cili u dëmtua në 2015, do të përforcohet me kangjella çeliku 4.3 metra të larta.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Evros gjatë fundjavës për të vëzhguar punën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!