Greqia nën “pushtetin” e Omicron, më shumë se 32 mijë raste të reja dhe 80 viktima

schedule16:39 - 11 Janar, 2022

schedule 16:39 - 11 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 32 694 raste të reja me COVID.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 80 pacientë, 5 më pak se një ditë më parë.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi kanë ndërruar jetë 21.559 persona në total për shkak të COVID.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 640, 537 prej të cilëve janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Në 24 orët e fundit në spitale janë shtuar 497 pacientë të rinj të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!