Autoritetet greke lëshuan urdhra evakuimi për të paktën gjashtë komunitete afër bregdetit të hënën pasi shtëpitë e pushimit rrezikojnë të përfshihen nga flakët, për shkak të erërave me shpejtësi deri në 70 km/h.
Shërbimi zjarrfikës raportoi një zjarr të dytë të madh në një zonë pyjore pranë qytetit turistik të Loutraki, rreth 90 kilometra në perëndim të Athinës, ku u evakuuan një kamp veror për fëmijë dhe një qendër rehabilitimi për të moshuarit, thanë zyrtarët lokalë.
Athina dhe pjesa më e madhe e Greqisë jugore janë në gjendje gatishmërie pas një valë 4-ditore e të nxehtit. Kryetari i bashkisë së Lutrakit, Giorgos Gionis tha se punëtorët e bashkisë po ndihmonin të moshuarit gjatë evakuimit.
Flakët kanë përfshirë vendbanime si Lutraki dhe Lagonisi, duke shkaktuar dëme në disa banesa, por shërbimi zjarrfikës nuk ka një vlerësim fillestar zyrtar për dëmet.
/abcnews.al