Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese në Greqi.
Profesori i Inxhinieri së Mjedisit në Greqi, Demosthenes Sarigiannis në një komunikim për mediat ka folur për rrjedhën e pandemisë në vend, duke paralajmëruar për rritje të rasteve në 10 deri në 12 gusht.
Sipas tij vendi mund të përjetojë kulmin e një vale të re, duke shtuar se rastet ditore mund të arrijnë në rreth 3,400 raste.
Sarigiannis më tej theksoi se numri i testimeve është rritur , por rastet ende nuk janë ulur.
Sipas tij zonat ku duhet të bëhen më shumë testime janë ishujt e Kretës, Rodos, Paros, Santorini, pasi shihet se ka një riaktivizim të rasteve./abcnews.al/