Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë ka miratuar dekretin për zgjerimin nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi komentoi këtë çështje. Gazetari thekson se sipas Konventës Ndërkombëtare, Greqia ka të drejtë të zgjerohet deri në 12 milje.
Dervishi sqaron se në bazë të ligjit për Detin, shteti grek zgjerohet deri në 12 milje vetëm aty ku ka mundësi.
“Nuk është se kjo po na bie. Dihet që në qeverinë e Tsipras u fol. Edhe qeveria e re ka folur madje ka bërë një deklaratë publike në Parlament. Kishte edhe një bazë sepse po vazhdonte negociatat me shtete që ajo ende nuk ka ndarë ujërat territoriale. Vitin e fundit grekët kanë nxitura të bëjnë marrëveshje, me Shqipërinë dhe Italinë, e kanë arritur me këtë të fundit dhe po të shikosh marrëveshjen, këta u ka lëshuar italianëve. Edhe me Egjiptin. U përpoqën me Shqipërinë, por nuk ia dolën dot se janë arsye politike. lidhen me sabotimin e marrëveshjes së dytë. Ekipi jonë i është përmbajtur në të gjitha pikat vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Greqia sipas nenit 3 të ligjit për detin ka të drejtë të zgjerohet deri në 12 milje detare. Kjo ia mundëson. Në vitin ‘90 kur ne kemi thënë 12 milje detare, grekët nuk janë trembur, sepse e dinin shumë mirë që ia lejon, aty ku ka mundësi. Nga pikëpamja formale, çfarë ka bërë Greqia nuk kontestohet sepse zbatohet neni 3. Nuk ka të ngjarë të kalojë mbi 12 milje. Është ndërtuar mbi një vijë të drejtë bazë të kontestueshme. Në të dyja rastet Greqia nuk është përballë me Shqipërinë në këtë vijë. Nuk na dërrmon sepse janë zgjeruar 12 milje në detin e tyre”, tha ai.
Lexo edhe: Greqia miraton dekretin për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon
Më tej gazetari shpjegon edhe insistimin e qeverisë greke për këtë zgjerim. Dervishi thotë se ata po përpiqen të mbyllin marrëveshjen me Shqipërinë, pasi i kanë mbyllur me Italinë dhe Egjiptin dhe më pas të merren me Turqinë. Po ashtu edhe mediat greke lajmin e miratimit nga gjykata të dekretit e raportuan si mesazh të qeverisë greke për Turqinë.
“Grekët po nxitojnë të mbyllin ca gjëra sepse kanë problemin e madh me Turqinë. Që i ka çuar disa herët në zgrip të luftës. Duan ta mbyllin, siç e mbyllën me Italinë. U ka mbetur vetëm pjesa e Shqipërisë, ta mbyllin dhe të merren me Turqinë”, u shpreh Dervishi. g.v/abcnews.al