Greqia lehtëson masat për fluturimet nga Shqipëria, kushtet për të hyrë në territorin grek

schedule13:02 - 22 Mars, 2021

schedule 13:02 - 22 Mars, 2021

Greqia ka lehtësuar masat për fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut që u vendosën për të frenuar përhapjen e Covid-19, tha të dielën në një deklaratë autoriteti  i aviacionit civil grek (YPA).

Megjithatë, të gjithë udhëtarët do të duhet të kenë një test negativ Covid-19, brenda 72 orëve nga mbërritja e tyre, tha YPA.  Ata gjithashtu do të duhet të karantinohen  për shtatë ditë.

YPA gjithashtu  ka lehtësuar kufizimet për vizitorët nga Rusia, duke lejuar hyrjen e 4,000 udhëtarëve në javë nga 500 që lejoheshin më parë, nga aeroportet e Athinës, Selanikut dhe Iraklio në Kretë.

Pasagjerët nga Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë të Covid-19 pas mbërritjes në Greqi. Udhëtarët nga Britania do të duhet të bëjnë një test tjetër pas përfundimit të karantinës së tyre shtatë ditore.

Nëse udhëtarët rezultojnë pozitivë, do të karantinohen për  14 ditë. Greqia pritet të lehtësojë disa nga masat e marra kundër Covid-19 javën e ardhshme si pjesë e një plani për të rihapur gradualisht ekonominë. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!