Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Greqia këtë vit po përballet me “50 për qind më shumë zjarre” sesa vitin e kaluar

schedule20:25 - 26 Gusht, 2024

schedule 20:25 - 26 Gusht, 2024

Greqia ka përjetuar 50 për qind më shumë zjarre gjatë kësaj vere sesa më 2023, tha një zëdhënës i Qeverisë greke më 26 gusht.

Pas valës së hershme të të nxehtit dhe dimrit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, stina e verës në Greqi është përshkruar nga një sërë zjarresh që kanë shkatërruar zona në verilindje të Athinës.

“Që nga 1 maji, zjarrfikësit janë përballur me rreth 4.000 zjarre, një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar”, tha për gazetarët zëdhënësi Pavlos Marinakis.



Zjarri më i keq i këtij viti shpërtheu më 11 gusht afër qytetit historik, Maratona, 40 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek, Athina.

I nxitur nga erëra të fuqishme, zjarri ka shkatërruar 10.000 hektarë, ka marrë jetën e një gruaje dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Dy javë që nga shpërthimi i zjarrit masiv, opozita po kritikon Qeverinë për mënyrën se si po menaxhon këto fatkeqësi, që shkencëtarët thonë se po bëhen më të këqija nga ndryshimet klimatike.

Javën e kaluar, kryeministri grek Kyrikakos Mitsotakis, u përball me protesta të banorëve të zemëruar teksa ai vizitoi zonat e prekura nga zjarri.

Kryeministri grek mbrojti shpejtësinë e përgjigjes të autoriteteve, duke u thënë gazetarëve se u deshën vetëm 5 minuta që avionët të angazhoheshin në shuarjen e zjarreve dhe vetëm 2 minuta që të mobilizoheshin më shumë trupa tokësore, falë dronëve vëzhgues.

Shkencëtarët kanë thënë se emetimet e karburanteve fosile po përkeqësojnë gjatësinë, shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në mbarë botën. /rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!