Greqia identifikon rastin e parë të variantit indian

schedule08:22 - 26 Prill, 2021

schedule 08:22 - 26 Prill, 2021

Greqia është  vendi i fundit europian që ka identifikuar rastin e parë të variantit Indian. Agjencia e shëndetit publik tha në një deklaratë se varianti indian u zbulua te një 33 vjeçare, e cila jeton në zonën e Athinës dhe kishte udhëtuar në Dubai më 4 prill.

Gruaja kishte simptoma por nuk u shtrua në spital, sipas deklaratës së agjencisë. Simptomat  e saj kanë qenë të lehta dhe tashmë 33 vjeçarja është rikuperuar nga virusi.

Ndërkohë, Zvicra  raportoi rastin e parë të variantit Indian të shtunën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!