1 vit pas pezullimit, shtyhet sërish procesi për vrasjen komisarit Artan Cuku

schedule10:14 - 31 Tetor, 2019

schedule 10:14 - 31 Tetor, 2019

Dështon nisja e procesit gjyqësor për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku. Shkak është bërë mos marrja dijeni e dy të pandehurve për nisjen e procesit, Bledar Jamblelli dhe Krsitaq Leci, të cilët janë liruar nga autoritetet greke. Avokati i familjes Cuku ka bërë akuza të forta në Gjykatë duke i cilësuar kriminale flete-thirrjet e policisë që i kërkonte dy të pandehurit në banesat e tyre.

Dështoi nisja e procesit gjyqësorë për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pas një vit pezullimi, tëgjykimit për vrasjen e Kryekomisarit Artan Cuku. Shkak për dështimin e seancës është bërë mos marrja dijeni e dy të pandehurve për nisjen e procesit gjyqësor në Shqipëri.

Gjithashtu në seancë mungonte edhe avokati i Bledar Jambellit, Petrit Isamili pasi ishte me raport mjekësor. Trupa gjykuese e kryesuar nga Flora Hajredini relatoi një sërë shkresash që ishin bërë nga ana e Policisë Fier dhe Berat për arrestimin e dy të pandehurve, por pa rezultate konkrete.

Babai i Jambellit, Idajet Muho, ka firmosur fletëthirrjen për marrjen dijeni për nisjen e procesit gjyqësor, por është shprehur se nuk ka dijeni ku ndodhet Bledar Jambelli ose Rikardo Muho. Prokurori i çështjes Behar Dibra relatoi se është njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme se në 10 Korrik 2019 Bledar Jambelli është liruar nga Gjykata Supreme greke, me argumentin se i rrezikohej jeta, pasi ka ai mbiemër minoritar.

Sipas Prokurorit po në 15 Tetor 2019 është njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme se është liruar edhe bashkëpuntori i Jambellit, Kristaq Leci. Këshilli i Lartë i Porkurorisë në Athinë e ka rrëzuar kërkesën e drejtësisë shqiptare me argumentin se nuk ka pasur prova dhe fakte bindëse për të ekstraduar të dyshuarin drejt vendit tonë.

Ndërsa avokati i familjarëve të viktimës Neshat Fana debatoi ashpër në seancë me gjykatën pasi i quajti qesharake dhe kriminale fletëthirrjet dhe shkresat e policisë të cilët i kërkonin dy të pandehurit në banesat e tyre.

Sipas avokatit, shteti ynë ka dështuar pasi për dy të pandehur janë bërë procese gjyqësore më dëshmitarë të rreme duke i quajtur gjykatat shqiptare të Korruptuara dhe se këtë nuk mund të vendosej drejtësi.

Avokati Fana i mëshoi faktit se është e habitshëm që gjykata nuk ka dijeni, për lirimin e Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit pasi janë bërë kronika në media, duke ju referuar se fundmi edhe ABC Neës, pasi vetëm pak ditë më parë bëri një lajm ku shpjegonte se Kristaq Leci ose Gerti Kajo është lënë i lirë, nga autoritetet greke.

Sipas informacioneve të bëra publike  dhe hetimeve të prokurorisë, thuhet se Leci ka informuar Mikel Shallarin për lëvizjet e kryekomisarit Cukut. Mikel Shallari mbrëmjen e 8 Prillit 2017 ekzekutoi poshtë banesës së tij Kryekomisarin Artan Cuku. Shallari ka rrëfyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda të gjithë ngjarjen e plotë duke zbuluar edhe emrin e porositësit që është Bledar Jambelli i cili është larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes së Cukut./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!