Greqia hap kufijtë për 29 vende, mes tyre edhe me Shqipërinë

schedule12:57 - 29 Maj, 2020

schedule 12:57 - 29 Maj, 2020

Greqia së fundmi ka vendosur duke filluar nga 15 qershori të rihapë kufinjtë me 29 vende, për turistët me fluturime Athinë dhe Selanik.

Mediat greke bëjnë me dije se lista e 29 vendeve u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morën parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimi përkatës i Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Në këtë listë përfshihen vendet e Ballkanit, Gjermania, por edhe vende më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Sipas njoftimit të Ministrisë së turizmit, lista e vendeve është: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.

Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen. Lista, e cila do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet me kohë. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!