“Greqia është në zonën tonë të mbulimit,” mediat helene pasqyrojnë reagimet e turqve për raketën balistike

schedule09:24 - 19 Tetor, 2022

schedule 09:24 - 19 Tetor, 2022

Mediat greke kanë raportuar për mënyrën sesi u pasqyrua në shtypin turk testimi i raketës balistike nga ana e Turqisë ditën e djeshme.

Protothema shkruan:

“Greqia është në zonën tonë të mbulimit”, shkruhet në një artikull në faqen e parë të gazetës Turkiye në të cilin përshkruhen aftësitë e raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi “Tayfun.”

“Raketa vendase “Tayfun” goditi objektivin në një distancë prej 561 km me një goditje të saktë. Krenaria e madhe për mbrojtjen tonë. Raketa autoktone e zhvilluar nga Roketsan u testua gjithashtu në Rize.

“Tayfun” ia arriti qëllimit me një rreze që mund të godasë të gjitha anët e Greqisë ”, thuhet në shkrim, duke ia përshtatur lajmin klimës “proluftë” ndaj vendit tonë. (Greqisë).

Në artikullin e medias turke paraqitet një hartë me rrezen dhe “aftësitë” e raketës së re balistike , e cila përfshin jo vetëm Greqinë , por edhe vende të tjera fqinje të Turqisë si Bullgaria, Qiproja, Siria, Libani, Izraeli, Iraku dhe Armenia.

Raketa balistike me rreze të shkurtër “Tayfun” është prodhuar nga kompania Roketsan, në kuadër të një projekti të zbatuar nga Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes në Presidencën e Republikës së Turqisë. Nisja u zhvillua në aeroportin Rize-Artvin, dhe më pas duke u nisur drejt detit të hapur të Sinopit dhe raportohet se raketa ka goditur me sukses objektivin në një distancë prej 561 kilometrash në 458 sekonda.

Sa i përket strukturës, “Tayfun” i ngjan raketës balistike “Bora”. Sipas raporteve turke, ajo do t’i bashkohet forcave të armatosura turke pas përfundimit të testeve , duke forcuar “aftësinë parandaluese,” siç thonë ata.

Mundësia e zhvillimit nga Turqia e një rrjeti sistemesh raketore , i cili do të përbëhet edhe nga raketat e tipit “Yildirim” (mbi 150 km) dhe “Bora” (mbi 280 km), do të rrezikojnë qendrat urbane, objektet strategjike, infrastrukturën etj. në vendet fqinje – përfshirë Greqinë – siç vlerësojnë analistët.

Përdoruesit e rrjetit në vendin fqinj po postojnë harta që tregojnë se rrezet e raketës  mbulojnë të gjithë Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Rumaninë  dhe, në varësi të vendit ku është lëshuar, mund të arrijë deri në jug deri në Izrael dhe Egjipt, në veri në Krime dhe në lindje deri në mbulojnë të gjithë territorin e Armenisë dhe arrijnë deri në Azerbajxhan.

Sipas rrjeteve turke, Tayfun i  zhvilluar nga kompania turke e mbrojtjes ROKETSAN , do t’i bashkohet forcave të armatosura turke pas disa testeve të tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!