Turistët e një autobusi në Rodos të Greqisë kanë qenë dëshmitarë të një skene aspak të këndshme. Dy të rinj me motor, sulmuan me gurë autobusin me të cilin po udhëtonin.
Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në mes të ditës, të dielën. Shumica e pasagjerëve ishin turistë që kishin hipur nga aeroporti me destinacion Rodosin.
Autorët e panjohur kishin ngritur pritë në një pikë të itinerarit, në rrugën Kremasti-Ialyssos dhe sulmuan duke thyer xhamat në anën e shoferit, që ai të humbiste kontrollin dhe të dilte nga rruga.
Por fatmirësisht ai ka ruajtur gjakftohtësinë dhe ka vazhduar rrugën, ndërsa dy të rinjtë janë larguar me motor. Njëri prej pasagjerëve i ka regjistruar me celular dhe foton ia ka dorëzuar Sigurimit, i cili po heton për ngjarjen. Sipas shoferit, pak më herët kishte lindur tension me të rinjtë pasi nuk mund të parakalonin autobusin./Abcnews.al/