Greqi/ Shpëtohen 61 emigrantë në ujërat e Serifos, arrestohen dy trafikantët

schedule12:32 - 2 Shtator, 2023

schedule 12:32 - 2 Shtator, 2023

61 emigrantë u shpëtuan një ditë më parë në ujërat e ishullit Serifos në Greqi. Anijet e rojes bregdetare, një mjet patrullimi si edhe një helikopter shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Të gjithë emigrantët u transferuan në mjetin lundrues të patrullës dhe u dërguan shëndoshë e mirë në portin e Lavrios për t’u transferuar më pas në Qendrën e Pritjes së Malakasës.

Hetimet paraprake po kryhen nga Autoriteti Portual Milos, ndërsa mes emigrantëve janë arrestuar një 28-vjeçar dhe një 25-vjeçar, të cilët mësohet se janë trafikantët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!