Vijon të rritet numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi. Mediat vendase raportojnë se ka shkuar në 190 numri i të prekurve, ndërkohë që raportohet se 5 persona janë në gjendje të rëndë.
Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve ka shkuar në 72 persona. Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregëtare.
Aktualisht një person ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës. Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre./abcnews.al