Greqi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm zëvendëson Kamenos

schedule13:34 - 13 Janar, 2019

schedule 13:34 - 13 Janar, 2019

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, Evangjelos Apostolaqis do të mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, vakant pas dorëheqjes së papritur të Panos Kamenos. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Aleksis Tsipras, i cili ka nënvizuar se nuk dëshiron të cënojë qoftë edhe për një minutë të vetme një sektor të rëndësishëm si ai i Forcave të Armatosura. Ministri i ri, admirali Evangjelos Apostolaqis mban detyrën e shefit të shtabit që prej vitit 2015, ndërsa në shtator të 2018-s atij iu rinovua mandati.

Vetëm pak javë më parë ai bëri një deklaratë të fortë për Turqinë kur tha: “Nëse turqit zbarkojnë në një ishull shkëmbor, ne do ta kthejmë atë në hi”. “Kjo është një vijë e kuqe që qeveria nuk lejon të tejkalohet”, tha Apostolaqis.

Apostolaqis është një ushtarak karriere që ka mbajtur detyra të rëndësishme si komandant i flotave të marinës dhe rojës bregdetare, drejtues i komandës qendrore dhe i një seri divizionesh speciale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!