Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në Rodos të Greqisë mesditën e së mërkurës.
Sipas mediave greke, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57 vjeçar grek.
Nga përplasja, gjeti vdekjen e menjëhereshme shtetasi grek dhe njëri prej britanikëve që ndodheshin në furgon. Shqiptari dhe britaniku tjetër u dërguan në gjendje të rëndë në spital.