Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Më problematike situata paraqitet në Evia. Mediat greke raportojnë se në fshatrat në veri të Evias ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Në 24 orët e fundit ka pasur edhe përmbytje për shkak të reshjeve të dendura dhe daljes nga shtratit të limit Kireas.
Autoritetet janë angazhuar për të pastruar zonat e ndryshme, por megjithatë shumë shtëpi janë përmbytur, objekte apo kate përdhese.
Ndërsa përgjatë rrugës në Agia Anna dhe Loutra Edipsos ka raportime edhe për rrëshqitje gurësh dhe rënie pemësh.
/abcnews.al/