Greqi/ Arrestohet anëtari i një bande, përfitoi 21 miliardë dollarë nga kontrabanda e produkteve të karburantit

schedule17:33 - 30 Mars, 2024

schedule 17:33 - 30 Mars, 2024

Autoritetet greke kanë arrestuar një anëtar të lartë të një bande ndërkombëtare që kontrabandonte produkte karburanti nga Amerika Latine dhe i shiste ilegalisht në mbarë botën, me një fitim prje më shumë se 21 miliardë dollarësh.

Anëtari i bandës, me kombësi italiane, që INTERPOL kishte lëshuar një urdhërarrestim, u gjet në periferi të Athinës të premten, tha një zyrtar policor për Reuters.

I arrestuari do të ekstradohet në Venezuelë, ku do të përballet me akuza të ndryshme, përfshirë transport të paligjshëm të burimeve me rëndësi strategjike.

Banda vodhi produktet e karburanteve, që ishin ngarkuar në cisterna të naftës, nga portet në Amerikën Latine dhe përfitoi më shumë se 21 miliardë dollarë nga kontrabanda, duke dëmtuar edhe kompanitë transportuese, por edhe shtetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!