Një 15 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Markopoulos, sipas mediave greke.
Dy të miturit janë përleshur për një xhaketë dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke plagosur tjetrin në krah. Ngjarja u pa nga një polic jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.
Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe babain e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri./abcnews.al