I dërguari i posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë qënrimit të tij në Kosovë paraditen e kësaj të enjteje është takuar me iderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Grenell pas takimit me Kurtin është shprehur se çështja e formimit të Qeverisë nuk është ajo për të cilën do të flas, ne të gjithë po shijojmë nga jashtë.
“Çështja e formimit të Qeverisë nuk është ajo për të cilën do të flas, ne të gjithë po shijojmë nga jashtë. I thashë zotëri Kurtit se vendet si Britania e Madhe dhe Gjermania kanë luftë të madhe në formimin e koalicioneve për qeverisje. Ne vetëm po shikojmë se çka po ndodhë. Ju inkurajojmë të respektoni rregullat ashtu siç bëjnë të gjithë dhe të shoh se edhe vendet e tjera përballen me probleme në koalicione”, tha Grenell.
Grenell u shpreh se ekonomia është fokusi i tij duke marrë shembull suksesin e administratës Trump.
Sipas tij, duhet të krijohen vende të reja të punës dhe se apeli i tij është që të punojnë drejt zhvillimit ekonomik. Ai ritheksoi faktin se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës/abcnews.al