Richard Grenell ka reaguar sërish me kritika ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” Grenell e quan Kurtin anti-amerikan, ndërsa shprehet se ai do të jetë edhe kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”, shkruan Grenell.
Lexo edhe: Grenell sulmon Kurtin: Anti-amerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obamën e Trumpin, duhet ndaluar
Ndërsa më herët Grenell është shprehur se Albin Kurti ka qenë kundër Administratës amerikane që nga koha e Bill Clinton.
“Majtist anti-amerikan”, kështu e ka quajtur Grenell, në një reagim të publikuar më herët, duke thënë se “Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.
/abcnews.al/