Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vijojn ëditën e dytë të takimeve në Shtëpinë e Bardhë,
Pjesë e takimit të zhvilluar një ditë më parë ku u paralajmërua se në fokus ka bashkëpunimin ekonomik, ishin këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Grenell ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ku thekson se dita e djeshme ka qenë produktive dhe se ka shpresa.
“Ka qenë një ditë produktive, jam me shpresë”, ka shkruar ai.
Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se këto bisedime paraqesin një hap drejt marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa takimin e së enjtes në Ëashington e cilësoi si historik.
Ndërkohë në takimin e kësaj të premte mes dy delegacioneve përfaqësues atij të Kosovës dhe të Serbisë do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.e.s./abcnews.al