Grenell nesër në Kosovë, Pacolli: SHBA po angazhohet për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

schedule20:58 - 20 Shtator, 2020

schedule 20:58 - 20 Shtator, 2020

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar për vizitën e Richard Grenell nesër në Kosovë duke u shprehur se është një shenjë e fuqishme e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të marrëveshjes me Serbinë që u firmos në Shtëpinë e Bardhë.

Vizita nesër e ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, është një shenjë e fuqishmë e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për Normalizimin Ekonomik.

Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën. Këto projekte më financin amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën” shkruan ai./ db/Abcnews.al