Grenell kundër Kurtit për reciprocitetin: Hapa të njëanshme

schedule23:46 - 31 Korrik, 2022

schedule 23:46 - 31 Korrik, 2022

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Twitter.

“Pse Sullivan dhe Blinken nuk po i thonë të ndalë metodat fashiste?”, thotë më tej Grenell në një nga dhjetëra postimet që i ka publikuar sonte, e që lidhën me Kosovën. /Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!