Grenell: Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar asgjë me SHBA

schedule12:27 - 5 Shtator, 2020

schedule 12:27 - 5 Shtator, 2020

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikane për bisedimet Kosovës-Serbi, Richard Grenell  është shprehur se në takimin  e së premtes mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashington është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Grenell ka theksuar se në këtë takim nuk është  nënshkruar kurrfarë marrëveshje me SHBA-të. Ndërkohë pyetjes nëse Trump ka nënshkruar diçka, Grenell i është përgjigjur se është e vërtetë dhe presidenti ka nënshkruar vetëm konfirmimin se do të punojnë së bashku në realizimin e marrëveshjes.

Ndër të tjera ai ka theksuar se delegacionet përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për normalizimin e raporteve ekonomike.

Ndërsa pyetjes nëse marrëveshjet e njëjta janë nënshkruar nga të dyja palët, ish-ambasadori amerikan në Gjermani theksoi se 99.9 për qind janë të njëjtë, përveç pikës së fundit.

Serbia do të zhvendos ambasadën e saj deri në qershor të vitit të ardhshëm (në Jerusalem) – është pjesë e marrëveshjes, e sa i përket Kosovës, është gjithçka njëjtë deri te pika e fundit ku theksohet se do të ketë njohje reciproke me Izraelin.

Para se gjithash, nuk do të tentoja të shpjegoja çfarë mendoi presidenti Aleksandar Vuçiç kur iu drejtuar mediave serbe. Atë çfarë ka thënë në sallën për takime është se bëhet fjalë për një marrëveshje historike që do të normalizoj rajonin. Ka folur për zonën e Mini-Shengenit. Sa i përket pikës 10, është e gabuar të thuhet se ka ekzistuar pika e 10-të. Asnjë prej tyre nuk ka qenë e renditur me numra, nuk e di nga doli kjo”, ka thënë Grenell.  e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!