Grenell kërkesë qeverisë Kurti: Hiqni menjëherë taksën për mallrat serbe

schedule13:06 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:06 - 4 Shkurt, 2020

Që në ditën e parë të qeverisë së re Kurti në Kosovë, i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për marrëveshjen me Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell i kërkoi qeverisë së re të Kosovës të heqë menjëherë taksën për mallrat serbe.

Presim që taksa të hiqet menjëherë. Ne u kemi sqaruar të gjithë liderëve të partive në Kosovë se heqja e taksës është në interesin e Kosovës dhe ekonomisë së saj, si dhe në dëshirën për të hapur biznese të reja,” tha Grenell në një deklaratë për Associated Press.

Një dialog i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëveshjeve u ndërpre pasi qeveria Haradinaj vendosi taksën 100% për mallrat serbe në shenjë proteste për fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Qeveria e re Kurti u votua të hënën në parlament me 66 vota, të cilat ishin të VV, LDK dhe pakicave jo-serbe. Grenell ndërmjetësoi muajin e kaluar marrëveshjen për rivendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe arriti dakordësimin për linjën hekurudhore.

 “Ne po bëjmë përparim historik,” tha Grenell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!