Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grenell: Haga e korruptuar/ Emisari i Trump sulmon Gjykatën Speciale: T’i ndërpritet financimi

schedule11:30 - 19 Tetor, 2025

schedule 11:30 - 19 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, i cili në administratën e parë të Trump ka mbajtur rolin e emisarit Amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të financimit për Gjykatën Speciale të Hagës. Në një status në rrjetin social X, Grenell shkroi se kjo Gjykatë është e korruptuar ndërsa theksoi se prej më shumë se 5 vitesh, ajo mban të arrestuar padrejtësisht ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaci.

“Haga është totalisht e korruptuar dhe duhet ti ndalet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e kësaj Gjykate që arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai është ende në burg dhe Gjykimi i tij ka filluar vetëm kohët e fundit”, tha Richard Grenell.

Ish emisari i Shteteve të Bashkuara për Dialogun Kosovë Serbi akuzon prej vitesh Gjykatën Speciale të Hagës se shërben vetëm për të marrë vendime politike ndërsa ka akuzuar edhe Qeverinë në Detyrë të Albin Kurtit se nuk po bën asgjë për lirimin e 4 ish krerëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Vetëm dy ditë më parë, pas protestës së madhe në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë që mblodhi mijëra shqiptarë nga të gjitha Trevat, Grenell reagoi duke thënë se Haga kishte dale jashtë kontrollit dhe se ishte pikërisht Prokurori Speciak Jack Smith që kishte sjellë këtë reagim qytetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!