Dhoma e Zejtarëve të Selanikut ka bërë një kërkesë për të lejuar kalimin e njerëzve dhe mallrave në përputhje me të gjitha rregullat e përshkruara shëndetësore dhe kontrollet përkatëse nga pika kufitare e Kapshticës.
Kjo e fundit u mbyll përkohësisht në kuadër të masave të për të parandaluar përhapjen e koronavirusit .
“Ne i kuptojmë arsyet që e çojnë qeverinë të marrë masa për të mbrojtur shëndetin publik, të cilat në të njëjtën kohë përkeqësojnë ekonominë dhe e bëjnë të vështirë funksionimin e bizneseve. Sidoqoftë, ne përcjellim shqetësimin e kompanive që mbajnë transaksione tregtare me kompani nga Shqipëria ”, thuhet në letrën që Dhoma i ka dërguar ministrisë së Financave dhe asaj të Brendshme.
Më tej në letër theksohet se qëllimi i kryesor duhet të jetë, që në mes të situatës negative ekonomike, të shmanget vendosja e klauzolave financiare që shkaktojnë vonesa në zbatimin e urdhrave.
Po ashtu, Dhoma propozon që në Kpashticë të instalohet një stacion kufitar që mund të kryejë teste të shpejta dhe kështu, të sigurohet më tej shëndeti publik.
Kujtojmë se prej orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme deri në datën 04.12.2020 nuk lejohet hyrja në Greqi nga pika kufitare e Kapshticës në Korçë. Dje u mor vendimi nga qeveria greke, ndërsa sot nis zbatimi.
Nga sot Kapshtica do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. s.b/abcnews.al/