Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Grekët e serbët po na marrin identitetin kulturor, apeli i kreut të Unionit Artistik: Mbroni thesaret kombëtare

schedule11:10 - 5 Mars, 2021

schedule 11:10 - 5 Mars, 2021

Azgan Haklaj, kreu i Unionit Artistik të Kombit apeloi Ministrinë e Kulturës të marrë parasysh krijimin e një stratëegjie për mbrojtjen e identitetit kulturor. I ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Haklaj thotë se grekët dhe serbët po na marrin identitetin kulturor, dhe se institucionet përkatëse duhet të reagojnë me një strategji për t’i ruajtur thesaret e kombit tonë.

Më tej, ai shtoi se UNESCO ka refuzuar Festivalin e Gjirokastrës, ndërsa e lidh këtë me dështimin e Ministrisë së Kulturës dhe të Akademisë së Shkencave. “Ne kemi një strategji të kësaj trashëgimie e bazuar tek kulturaës pellazgo-ilir, tek Eposi i Kreshnikëve, tek Lahuta e Malsisë, Kanuni i Lek Dukagjinit dhe një sërë thesaresh të kombit shqiptar që duhet të ishin pjesë të UNESCO-s.

Ministria e Kulutës ka dështuar sepse dërgoi dhe festivalin folklorik të Gjirokastrës, nuk mund të barazohet kultura mijëra vjeçare me disa dekada të këtij festivali. Në rastin më të mirë nga padija dhe në më të keqin nga tradhtia kombëtare. Sulm i kombeve fetare sllave është ndaj identitetit kulturor.

Ne jemi një komb ento-kulturor që betohen në Kushtetutë dhe serbët e grekët betohen në Bibël, janë kombe artificiale që përpiqen të vjedhin identitetin kulturor të shqiptarëve, po përpiqen të marrin xhubletën. Minitria e Kulturës ka dështuar me Eposin e Kreshnikëve i cili është tharmi i kalimit nga identiteti ilirik në arbëror.

Ka dështuar se propozimet për në UNESCO e ka bërë dhe ministria jonë dhe ajo e Kosovës dhe Kosova duke qenë se nuk është pjesë e saj, është bërë nul ky propozim. Kanë marrë Lahutën, kanë marrë çiftelinë dhe cili është identiteti kulturor, kush është strategjia e ministrisë dhe Akademisë së Shkencave për të mbrojtur këtë thesar të kombit shqiptar.”, shprehet ndër të tjera Haklaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!