Grekët djegin flamurin turk, reagon ashpër Ankaraja

schedule10:47 - 7 Mars, 2018

schedule 10:47 - 7 Mars, 2018

Ankaraja zyrtare ka reaguar ashpër pas djegies së flamurit turk gjatë protestave kundër arrestimit të dy ushtarëve grekë nga ushtria turke.
Dy ushtarë grekë u arrestuan në kufirin mes dy vendeve më 1 Mars, pasi sipas medias greke kishin kaluar 250 metra në kufirin turk. Kjo ka sjellë reagimin e Greqisë, e cila ka kërkuar edhe përfshirjen e Brukselit, ndërsa në krahun tjetër janë mbajtur protesta antiturke në Athinë. Gjatë një protestë në kryeqytetin grek ditën e hënë, disa protestues i kanë vënë flakën flamurit turk.
Ky veprim ka sjellë reagimin Ministrisë së Jashtme turke, e cila në një deklaratë me shkrim dënon ashpër “djegien e flamurit tonë gjatë një proteste të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi. Ne presim nga autoritetet greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë.”
Arrestimi i dy ushtarëve grekë nga ana e Turqisë vjen në një kohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara për shkak të përplasjeve për ishujt në Egje dhe për shkak të mosekstradimit në Ankara të disa ushtarëve turq që kanë kërkuar azil politik në Greqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Korrik 2016. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!