Greg Rama ndan foton e papublikuar më parë për ditëlindje: Kur mbush 31 çfarë të thotë jeta?

schedule15:06 - 12 Gusht, 2021

schedule 15:06 - 12 Gusht, 2021

Ditën e sotme, djali i madh i kryeministrit Rama, Greg Rama feston ditëlindjen. Ai ka publikuar pak më parë në profilin e tij në Instagram një foto nga fëmijëria të shumë viteve më parë, shoqëruar me një pyetje me plot humor.

“Sot mu kujtua ai pasazhi i cuditshem qe me pat thene dikush per 20 vjetor: Tani ti je 20 dhe jeta te therret…
Po kur mbush 31 mes pandemise globale ca thot jeta…? Apo hajt se folim”, ka shkruar Gregu në postim.

Deri më tani, ai nuk ka marrë ende një urim publik nga i ati, megjithatë mbetet të presim në orët në vazhdim.

View this post on Instagram

 

A post shared by Greg Rama (@gregrama)

Kujtojmë që së fundmi, Gregu ishte në qendër të mediave rozë për shkak të takimit me këngëtaren shqiptare Dua Lipa, e cila këtë verë zgjodhi t’i bënte pushimet në jug të vendit tonë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!