Greenpeace: Riciklimi i plastikës i dëmshëm, nuk është zgjidhje për ndotjen

schedule11:19 - 24 Maj, 2023

schedule 11:19 - 24 Maj, 2023

Riciklimi i plastikës mund të jëtë më i dëmshëm dhe nuk duhet të konsiderohet si një zgjidhje për krizën e ndotjes globale, ka paralajmëruar Greenpeace (rrjet global për mjedisin) përpara raundit të fundit të negociatave për një traktat ndërkombëtar të plastikës.

Raporti, i cili përkon me fillimin e bisedimeve të reja për një traktat të mundshëm global të plastikës, vjen pasi një studim i veçantë ka zbuluar se riciklimi i plastikës dëmton ambjentin për shkak të mikroplastikave që shpërdahen në mjedis.

Përfaqësuesit nga 173 vende vitin e kaluar ranë dakord të zhvillojnë një traktat ligjërisht të detyrueshëm që mbulon “ciklin e plotë të jetës” të plastikës nga prodhimi deri në asgjësimin, që do të negociohet gjatë dy viteve të ardhshme.

Prodhimi i plastikës pritet të trefishohet deri në vitin 2060. Greenpeace tha se çdo traktat global i plastikës duhet të përfshijë reduktime të menjëhershme domethënëse në prodhimin e plastikës, si hap i parë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!