“Green Card” e “Llotaria amerikane” u ofrojnë mundësi 50 mijë personave/ vit

schedule13:00 - 2 Nëntor, 2017

schedule 13:00 - 2 Nëntor, 2017

Për t’u pajisur me Green Card një emigrant duhet të kalojë nëpër tre faza që ndonjëherë kërkojnë disa vjet në bazë të statusit dhe të vendit të origjinës të atij që e kërkon. në një vit janë rreth 50 mijë personat që mund të përfitojnë nga lejeqëndrimi i përhershëm

Sayfullo Saipov, atentatori nga Uzbekistani, autor i sulmit në Nju Jork, ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2010 me anë të një lejeqëndrimi të përhershme, të njohur dhe si ‘Green Card’ të cilën e kishte përfituar nga llotaria amerikane, një program i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1995. Objektivi është përzierja e popullsisë së emigrantëve në SHBA, duke pajisur me viza me anë të një llotarie mes atyre që kërkojnë të jetojnë dhe të punojnë në territorin amerikan. Këta të fundit duhet të përmbushin kushte të thjeshta po rtë panegociueshme. Departamenti amerikan i shtetit, i cili menaxhon të gjithë procesin, vendos të seleksionuarit nëpërmjet një shorti rastësor me anë të komPër vitin 2019 do të vendosen në dispozicion 50 mijë viza. Për të marrë Green Card një emigrant duhet të kalojë nëpër tre faza që ndonjëherë kërkojnë disa vjet në bazë të statusit dhe të vendit të origjinës të atij që e kërkon. Hapi i parë është peticioni për emigracionin, një kërkesë që duhet aprovuar nga shërbimi i emigracionit, dhe në bazë të lidhjes familjare me dikë që është aktualisht rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo sipas llojit të punës. Më pas është futja në një listë pritjeje që mund të jetë shumë e gjatë meqënëse kuota e lejeve që jepen është një numër i mbyllur i cili ndryshon nga viti në vit.

Në fund kur lirohet një vend, ai që kërkon lejeqëndrimin duhet të raportojë tek shërbimi i emigraconit në mënyrë që të pajiset me green card në mënyrë që të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.